Dodik flet si një i çmendur: Mladiq është hero, dëshmi janë këngët për të

Presidenti i entitetit Republika Sërpska Milorad Dodik, pas vendimit të sotëm të Tribunalit të Hagës për burg të përjetshëm për Ratko Mladiqin, ka deklaruar se ish-komandanti i ushtrisë serbe në Bosnjë gjithmonë ka qenë hero, ndërsa dënimi i tij nuk paraqet kurrfarë befasie, transmeton Expressi.

Dodik ka thënë se “vendimi i sotëm do ta forcojë edhe më shumë popullin serb”. Sipas tij, Mladiqi është hero, për shkak se “në kushte të pamundura ka penguar gjenocidin mbi serbët, si në BeH, ashtu edhe në Kroaci”.

“Ky nuk është dënim i popullit serb, por një shuplakë e turpshme për viktimat serbe. Aktgjykimet nuk mund të ndikojnë mbi faktet tona historike (…) Vetëm historia do të japë përgjigjen përfundimtare se kush është gjenerali Mladiq (…) Për të moti është rezervuar vendi i heroit, sepse ai atë e bëri përmes ushtrisë së vet dhe popullit të vet”, ka thënë Dodik.

Por, deklaratat e marra të Dodikut nuk përfundojnë me kaq. Ai ka shtuar edhe se “Mladiqi ka hyrë në këngët serbe” dhe se “kjo është arma e tyre më e fuqishme që zgjat nëpër kohë”./Gazeta Express/