Dobit e djathit për shëndetin

Lajme të mira për ata që e adhurojnë djathin: shëndeti i zemrës suaj nuk mund të rrezikohet edhe aq shumë, por kjo s’do të thotë që ju duhet ta teproni. Këtë e demonstron një studim i ri, i bazuar tek ushqyerja në Francë, që tradicionalisht identifikohet për konsumimin e shumtë të djathit.

Rëndësia e djathit në ushqim

Tretshmëria e djathit është gati e qindpërqindtë. Organizmi përdor më lehtë proteinat nga djathi sesa ato nga qumështi. Gjatë prodhimit të djathit, pjesa më e madhe e laktozës mbetet në hirrë, ndërsa ajo që mbetet në djathë transformohet në acid laktik, prandaj djathi u rekomandohet njerëzve që kanë problem me tretjen e laktozës. Djathërat mund të përmbajnë edhe kultura probiotike, prandaj në bazë të kësaj mund të klasifikohen në ushqim funksional, sepse përdorimi i rregullt i djathit ka efekt pozitiv në gjendjen shëndetësore të organizmit të njeriut.

Llojet e djathërave

Djathërat, për nga përbërja yndyrore, ndahen në: shumë të yndyrshëm, me plot yndyrë, me yndyrë mesatare, me pak yndyrë dhe pa yndyrë. Djathërat në përbërjen e tyre, kanë më së shumti yndyrë dhe proteina. Proteinat janë ato që e përcaktojnë fortësinë e djathit: sa më shumë proteina, djathi është më i fortë. Mirëpo, nëse në djathë ka shumë yndyrë, ai nuk do të jetë i fortë edhe përkundër sasisë së madhe të proteinave që ka. Në bazë të sasisë së materies së thatë (yndyra dhe proteina), në djathëra, ato ndahen në: shumë të fortë, të fortë, gjysmë të fortë dhe të butë.

Kualiteti i djathit

Gati është e pamundur që, në kushtet e sotme të prodhimtarisë industriale bashkëkohore, në treg të mos paraqiten djathëra të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Të gjitha mangësitë janë të dukshme: djathërat e fortë bëhen të butë, çahen shpejt, djathi ndërron shije dhe aromë, prandaj djathëra të tillë nuk mund të përdoren për ushqim.

Zgjidhni djathin që duhet

Me qëllim që të mund të gjendeni në larminë e ofertave të djathërave të tregut tonë, është me rëndësi t’i dini karakteristikat kryesore të djathërave. Mos lejoni që çmimi të përcaktojë shijen tuaj, por njihuni me teknologjinë, me kualitetin dhe me përbërjen e llojeve të zgjedhura të djathit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT