Do të befasoheni kur ta kuptoni shumën sa investoj “El Chapo” për të ikur nga burgu

Meksikani që njihet si “mbreti” i drogës, Joaquin Guzman i njohur si El Chapo ka shpenzuar rreth 50 milionë dollarë për arratisjen nga burgu dhe Meksika, shkruajnë mediet britanike.
Guzman ka shpenzuar në pagesën e rojave dhe më pastaj ka kaluar nëpër tunelin e gjatë një kilometër që gjendej ndër burgun në të cilin po qëndronte.

Policia e Meksikës ka iniciuar një aksion dhe ka ofruar 3.8 milionë dollarë për informacionin që do të shpinte në arrestimin e sërishëm të Joaquin Guzmanit, por edhe 3 ditë pas arratisjes nuk ka ndryshuar asgjë.

Guzman, sipas policisë meksikane, ka ikur nëpërmjet një tuneli një kilometër të gjatë, i ndërtuar enkas për arratisjen e El Chapos.

Sipas policisë ai ka paguar në total 34 roje, mbi të cilët dyshohet se kanë pranuar para për të mos e parë Guzmanin tek po ikën, dhe kjo “mbyllje e syve” zgjati 10 minuta, transmeton lajmi.net.

Njeriu që sipas Forbes ka pasuri prej afërsisht një miliardë dollarë, sipas policisë ka shpenzuar rreth 50 milionë për ikjen e tij duke përfshirë këtu shpenzimet për ndërtimin e tunelit dhe pagesën e rojeve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT