Djemve të “Për’puthen” iu shtohet konkurrenca, ky është djali që do të futet sonte (FOTO)

Sonte në “Për’puthen” do të futen konkurrentë të rinj.

Sipas disa postimeve në rrjetet sociale, njëri nga djemtë e rinj që do të hyjnë është Rinian Leka, i cili ka origjinë shqiptare, por se jeton në Bolonja të Italisë.

Ajo që është vërejtur është se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” në rrjetin social Instagram e ndjekin atë, si Melisa, Atdheu, Andi dhe Elvisi.

Përveç Rinianit, në emision do të hyjë edhe Antonela Berisha, e cila ka origjinë nga Shkodra, por se jeton në Milano të Italisë.

Antonela është dizajnere mode, por ajo që është vërejtur është se disa nga djemtë e “Për’puthen” në rrjetin social Instagram e ndjekin atë.

Ndërkaq, nga “Për’puthen” sonte pritet të largohet çifti i parë, Tea dhe Andi, të cilët do të vazhdojnë njohjen jashtë emisionit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT