Djelmoshat që po sjellin pozitivitet te qytetarët, shpërndajnë rreth 15 mijë shishe ujë

Djelmoshat nga organizata joqeveritare “Lëmosha më e mirë”, ka zgjedhur një mënyrë se si të reflektojnë pozitivitet dhe buzëqeshje në këtë kohë të zymtë pandemie.

Aktivistë të kësaj organizate që është krejt vullnetare dhe angazhimin e tyre e kanë bamirës, për dy ditë rresht shpërndan në sheshet e Prishtinës dhe në QKUK, shishe me ujë.

Njëri ndër organizatorët e këtij aksioni vullnetar, Idriz Hasanaj i cili edhe jeton në Gjermani, tha për Mesazhi.com se qëllimi i këtij aktiviteti është të sjellin pozitivitet dhe buzëqeshje te qytetarët.

Ai tha se këtë vit me mjete të vullnetmirëve kanë arritur të blejnë 15 mijë shishe ujë të cilat i kanë shpërndarë në sheshet e Prishtinës dhe te pacientët e QKUK-së.

“Çdo vit që vij në Kosovë, merrem me kësi lloj aktivitetesh. Jemi disa djem krejt aktivista vullnetarë që përmes facebook-ut kemi nisur të mbledhim të holla dhe kemi arritur që këtë vit të sigurojmë 15 mijë shishe uji, të cilat i kemi shpërndarë në sheshet e Prishtinës, por edhe në QKUK”, tha ai.

Ai thotë se qytetarët po e presin shumë mirë dhe se në fytyrat e tyre po shihet buzëqeshja, për të cilën kemi më së shumti nevojë.

Edhe aktivisti tjetër Enis Vllasa thotë se krejt këtë aksion e kanë ndërmarrë për të sjellë buzëqeshje dhe pozitivitet te qytetarët.

“Sot me mirësinë e Zotit prej më shumë se 14.000 shisheve që i kemi shpërndarë në sheshin e Prishtinës, 1416 i kemi dërguar në Qendrën Infektive në QKUK dhe me këtë e përfunduam aksionin tonë. Ju falënderojmë për përkrahjen”, tha ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT