Dje kërkoi ndihmë për ta gjetur ushtarin italian, kosovari merr përgjigje nga ministri i këtij shteti

Me rastin e 21-vjetorit të fillimit të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, një i ri nga Kosova, Shpend Lila, i shkroi në Twitter Ministrit të Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, duke i kërkuar që ta ndihmonte të gjente një ushtar italian përmes një fotografie të vitit 1999, ku ata kishin dalë bashkë dhe ministri e gjeti.

Lila i shkruante ministrit: “I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem, më ndihmoni ta gjeni atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë 🙂 Do të ishte e mrekullueshme”.

Ministrja Bajrami jep një lajm të mirë: Fillon ekzekutimi i pagave për këto kategori, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi

Ndërsa ministri i përgjigjet: “I dashur Shpend, kemi lajme të mira për ju. E kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi, na dërgoni kontaktet tuaja privatisht, në mënyrë që ai të kontaktojë me ju”.

Asokohe, ushtari italian ishte paraqitur si vullnetar dhe ishte pjesë e regjimentit 9 të parashutistëve, të quajtur “Col Moschin”. Sot, ai është oficer dhe shërben në disa sektorë kyç të ushtrisë italiane dhe e kujtonte atë moment, duke shprehur kënaqësinë që të ritakohej përsëri me djalin nga Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT