Dje, dy arrestime në Drenas

Ditën e djeshme një person mashkull, është sulmuar fizikisht nga një person me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pala e dëmtuar ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila ka shoqëruar të dyshuarin në Polici dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ankuesit i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës, në ditën e djeshme ka pas edhe një arrestim tjetër në Drenas. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT