Djaloshi i pastrehë, që përdor dritën e rrugës së restorantit – FOTO

Fotoja e një djaloshi të pastrehë, që përdor dritën e rrugës së restorantit McDonald në Filipine për të bërë detyrat e shkollës po bën xhiron e botën në rrjetet sociale dhe shumë persona thonë se janë inspiruar nga ai.

Daniel Cabrera u vu re nga Joyce Torrefranca, një studente mjekësie, ndërsa bënte detyrat në trotuar.

Ajo i bëri një foto dhe e postoi në Facebook, duke thënë se Daniel e kishte inspiruar atë që të punonte më shumë.

2“Pa karrige, pa tavolinë, nuk ka problem..Daniel Cabrera është i vendosur të studiojë”, shkruan Joyce në postimin e saj.

Kjo foto më pas u shpërnda mijëra herë. Shtëpia e Danielit u shkrumbua nga flakët kohë më parë, dhe babai i tij vdiq. Ai shpesh shihet me mamanë e tij duke u lutur, por është i vendosur që do të vazhdojë studimet.

“Si student më inspiroi mua që të punoja më shumë. Jam me fat që prindërit e mi kanë mundësi të më dërgojnë në shkollë,” tha Joyce Torrefranca.

“Mbase nuk kemi nevojë për shumë gjëra, mjafton të jemi të vendosur dhe të fokusuar në gjërat që duam të arrijmë. Një nga mësueset e Danielit, Rosalina Detuja, ma përshkroi atë si djalë të lumtur. Ai është shumë inteligjent dhe gjithnjë merr pjesë në diskutimet që zhvillohen në klasë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT