Djali iu infektua me COVID-19, por deputetja thotë se ajo doli negativ në testin për koronavirus

Emra të shumtë të LDK-së u konfirmuan se dolën pozitiv me virusin COVID-19.

Por deputetja nga radhët e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se është testuar, por që për fat të mirë rezultoi negativ.

Por jo vetëm kaq, pozitiv në testimin për COVID-19 ka rezultuar djali i saj, Leoni, transmeton Indeksonline.

Deputetja thotë se pas 7 ditësh ai po e kalon mirë këtë sfidë, teksa thekson se virusi nuk është lojë për askënd.

Postimi i plotë:

Miq të dashur

Virusi pandemik Covid-19 është në mesin tonë sikur në gjithë botën.Virusi nuk është lojë për askënd andaj ju lutem kujdesuni për veten,të afërmit dhe rrethin tuaj.

Para 7 ditësh djali im Leoni u konfirmua fatkeqësisht me Covid-19 dhe po e kalon shumë mirë fatmiresisht,e domosdoshmërisht testin e bëra edhe unë e tani mora konfirmimin se jam NEGATIV.

Por ju lutem,keni kujdes dhe mos e injoroni në asnjë çast sepse ai sulmon ngado e ne punëtorëve shëndetësorë u ndihmojmë më së shumti nëse bëjmë kujdes.Përgëzoj mantelbardhë dhe ministrin Zemaj për punën e palodhshme në shërbimin tonë,ngushëllojë ata që humbën jetën me këtë betejë dhe uroj gjithë te prekurit ta kalojnë sa më lehtë.

#kujdesmaximal

#rrinshpidherespektomasat

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT