Djali i të zhdukurit ka një kërkesë për Ramën: Pyete Vuçiqin se ku e kam babain

Arjanit Hoti, që ka humbur babain dhe dy dajallarë në luftën e fundit në Kosovë, i ka bërë një pyetje interesante kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Ai përmes Facebook i ka thënë Ramës se a mund ta pyes Vuçiqin, se ku janë ata.

“Zotni Edi Rama, a mund ta pyesësh mikun tuaj për Babain dhe dy Dajallarët e mi? Pytja është e thjeshtë, ku gjinden këta persona të zhdukur me daten 31.05.1998, në shtëpitë e tyre në Drenas apo atij i kujtohet si “Gllogovac”! Duke e ditë që ky miku juaj ishte pjesë e Qeverisë së Milloshoviqit, të lus ta pyesësh! Zotni Rama, Ne ende ndjejmë dhimbje nga lufta e fundit”, ka shkruar Hoti.

Vizita e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Shqipëri, ka bërë bujë të madhe në vend. Një pjesë e madhe nga Kosova kanë kritikuar Ramën për sjelljen e tij miqësore ndaj Vuçiqit si dhe ka pasur kërkesa që kryeministri shqiptar, të shpallet person ‘non grata’, apo i padëshiruar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT