Drin Halilaj është djali i dëshmorit Ragip Halilaj.

Dëshmori ka qenë luftëtar bashkë me Rasim Kiqinën. Pas 21 viteve, djali i Ragipit Drini dhe vëllai i Rasimit, Fejziu, janë bërë bashkë për vendin e tyre, por, kësaj radhe, në paqe, shkruan Syri Kosova.

Ka qenë vet Drini ai i cili ka treguar se do kandidojë si asamblist në Komunën e Drenasit, krah Fejziut, i cili po garon për të parin e këtij qyteti, nga VV-ja.

“Me Fejziun dhe familjen Kiqina, përgjatë brezave, na bashkon një e kaluar sa e dhimbshme, aq edhe krenare dhe tani, me besimin Tuaj do të na bashkojë një e ardhme e ndritur për qytetin dhe shoqërinë tonë” shkroi ndër tjera Halilaj.

Ja statusi i plotë: