Djali i Fatmir Limajt: Ndërkohë vlerat e UÇK-së po i mbron Urani, më kujtohet lufta heroike e tij në Counter Strike

Djali i Fatmir Limajt, Durimi, i ka reaguar sekretarit të PDK-së, Uran Ismailit, pasi ky i fundit, siç ka thënë ai, po i mbron vlerat e luftës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Durim Limaj ka kujtuar kohën, që siç thotë ai, luftën e Ismailit në lojën “Counter Strike”.

“Nderkohe, ne Kosove vlerat e luftes i mbrone Urani!  Me kujtohet si sot, lufta heroike e tij ne Counter Strike”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë  që një koalicion me NISMA-n, poashtu nuk do të jetë i mundur.

“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”.

“Ne e kemi treguar përgjigjen e PDK-së që do të garojmë të vetëm në këto zgjedhje, në këtë garë politike dhe çfarëdolloj mundësie tjetër nuk është lënë e hapur, as nga ne dhe as nga Limaj. Nuk besoj që ka një mundësi të tillë”, u shpreh Ismaili./GazetaBlic

- Advertisement -

MË TË FUNDIT