Djali i dëshmorit Beqir Rexhepi nga Qirezi, i tregon babait që u bë ushtar

    Ridvan Rexhepi është djali i dëshmorit Beqir Rexhepi nga Qirezi i Skenderajt. I ati ishte ushtarë i UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Beqir Rexhepi ra dëshmorë më 28 Shkurt 1998 në betejën e parë të Likoshanit e Qirezit, ku në këtë betejë u vranë 24 persona, 10 nga ta anëtarë të familjes Ahmeti.

    Sikurse baba edhe i biri Ridvani ka ndjekur udhën e tij për tu bërë ushtarë i Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit.

    Ai pasi është graduar në ceremoninë e kadetëve të FSK-së dje menjëherë ka shkuar tek varri i babës Beqir për t’i treguar atij se edhe ky po e vazhdon rrugën e tij si ushtarë i këtij vendi dhe për t’u betuar para varrit të babës se do t’i shërbej Kosovës ashtu sikurse ai dhe se do t’i dal zot Kosovës.

    Ridvani, meritat për edukimin e tij Kombëtar ja dedikon Gjyshit të tij Brahim Rexhepi./gazetarilindja.com/