Divorci që shkaktoi 5 viktima në Zvicër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zvicër, ku një 36-vjeçar vrau katër persona e në fund kreu vetëvrasje.

Autoritetet zvicerane arritën të zbulonin autorin e krimit të rëndë që mori jetën e katër personave në qytetin Vurenlingen. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në një pallat në zonën veri- perëndimore të Zyrihut.

Duke përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, zëdhënësi i policisë lokale pohoi se burri 36-vjeçar kishte motive personale që vrau me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrren e tij. Më pas ai mori jetën e kunatit dhe fqinjit të kësaj familjeje. Pasi kreu masakrën, ai u vetëvra.

Autoritetet zvicerane kanë marrë në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e autorit te krimit, për të zbardhur se cilat ishin motivet që e shtynë për të marrë këtë veprim tragjik.

Burimet tregojnë se çifti prej kohesh jetonin të ndarë, dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet që kishte shkaktuar gjendje depresioni për 36-vjeçarin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT