Ditë të zeza të Guardiolas

Bayern Munchen është befasuar në shtëpi nga Augsburg në kuadër të xhiros së 32-të, duke u mundur 0:1.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi e Bayernit të Pep Guardiolas, në të gjitha garat, statistikë kjo që rrallë i ndodh trajnerit spanjoll.

Bayerni është mundur nga Dortmundi në Kupë, Leverkuseni dhe Augsburg në Bundesligë dhe Barcelona në Ligën e Kampionëve, dhe më e keqja është se bavarezët në këto katër ndeshje, kanë shënuar vetëm 1 gol, duke pranuar 7 gola.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT