Dita Ndërkombëtare e Familjes

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) e Komunës së Prishtinës me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjes” ka organizuar një diskutim me pjesëmarrësit e rinj nga Qendra Rinore e Prishtinës si dhe fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, me rastin e “Ditës Ndërkombtare të Familjes”, tha se familja e shëndoshë është themeli i një shoqërie të shëndoshë.

“Shkaku që në të kaluarën kemi qenë popull pa institucionet tona, institucioni i vetëm nëse mund ta quaj kështu që ka luajtur rol të veçantë dhe ka pasur rëndësi në formimin e individit ka qenë familja. Andaj, edhe sot kur kemi më shumë përparësi në krahasim me të kaluarën, asnjëherë nuk duhet të harrojmë rëndësinë dhe rolin e familjes në shoqëri”, tha Bogujevci.

Klemendi, përfaqësuese e koalicionit të OJQ – ve “KOMF”, po ashtu tha se në Kosovën e pasluftës janë rreth 1200 fëmijë pa përkujdesjen prindërore, 600 prej të cilëve kanë mbetur pa prindër nga koha e luftës. Ajo tha se një dukuri tjetër shqetësuese është edhe braktisja e foshnjave pasi që, sipas saj, çdo vit mesatarisht braktisen nga 50 foshnje në Kosovë.

Nxënësit dhe fëmijët e pranishëm treguan një interesim të jashtëzakonshëm ndërsa kërkuan që në të ardhmen të ketë më shumë informata lidhur me qendrën e strehimit të fëmijëve dhe kërkuan angazhim të shtuar në këtë drejtim të Qendrës për Punë Sociale që vepron në kuadër të Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu, pjesëmarrës në debatin e organizuar lidhur me “Ditën Ndërkombëtare të Familjes” ishte edhe Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale si dhe Rudina Ademi Shala nga OJQ “Save dhe Children”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT