Dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit, e mbushur me aktivitete

Drenica në përgjithësi dhe Drenasi ne veçanti, janë ndër vendet që dhanë dhe sakrifikuan shumë për lirin të cilën në sot po e gëzojmë.
Vuajtje, burgosje, përdhunime, vrasje, dhe maltretimet nga më të ndryshme u bënë mbi popullatën civile shqiptare nga okupatori serb. Drenica dhe Drenasi janë nga vendet që pësuan më së shumti nga okupatori serb .
Duke mos u pajtuar asnjëherë me pushtuesit, nga komuna e Drenasit ranë shumë dëshmorë e komandant të çmuar, mbetën invalid shumë luftëtarë të lirisë, u prangosën dhe u maltretuan shumë qytetarë, u përdhunosën dhe u zhdukën shumë civil. Mirëpo, të gjitha këtyre vuajtjeve dhe maltretimeve u erdhi fundi, falë luftës çlirimtare të UCK-së, si dhe bombardimeve të NATO-së mbi okupuesit serb.
Dita e 14 qershorit mbetet në histori dhe në mendjen e çdo qytetari të Drenasi, në këtë ditë nuk mund të dëgjosh asgjë tjetër, përveç fjalë “liri”.
Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, dhe për të nderuar të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit është e mbushur me shumë aktivitete.
Ditën e nesërme, e premte (më 12.06.2015), duke filluar nga ora 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal mbahet një Akademi Solemne, po ashtu në ditën e nesërme do të mbahet edhe një turnir në Volejboll.
Ndërsa të dielën (më 14.06.2015), do të mbahet këto aktivitete:
Në ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Në ora 12:00, do të luhet finalja e Turnirit Tradicional “Rasim Kicina”,- turniri më i madh në Kosovë në futboll të vogël.
Përmbyllja e gjithë aktiviteteve do të bëhet me një manifestim qendror, shoqëruar me një program festiv në sheshin “Fehmi Lladrovci” duke filluar nga ora 18:00. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT