Diskursi i partive politikie, egoja dhe deformimi i demokracisë

  • Diskursi i politikës së oborrit, dhe reflektimi tek partitë politike të kohës sonë

Politikë e oborrit, është  politika mbretërore e cila graviton në orbitën e mbretit. Mbreti  vendos për çdo hap të ndërmarrë në skenën politike dhe për vendimet e rëndësishme shtetërore.

Sistemi qeverisjes mbretërore ka këtë përbërje institucionale: Kurora mbretërore, Ekzekutivi, Parlamenti dhe kështu me radhë. Në histori, njihen raste ekstreme të udhëheqjes së mbretërve, si  “Mbreti Diell” i cili sundoj pa parlament, a-ja zh-ja politike u sillte rreth tij.  Zakonisht në vende të tilla i pari shtetit me tepër reflekton si sundimtar, se sa si udheheqës shtetëror i cili do të duhet të jetë në shërbim të popullit, sigurisht reflektim i tillë bëhet si pasoj e mos delegimit të tij nga vota e popullit.

Në disa parti politike, sikurse kemi tipare mbretërore nga liderët e tyre, këto parti kanë mungesë të theksuar të demokracisë së brendshme, në to ka luftë brenda llojit dhe si të tilla janë të prirura për ngulfatje të atyre personave që kanë reputacion kredibilitet janë miqësorë kanë  memorie moral edukatë e vlera të larta njerëzore, këta persona nuk kanë vend në kësi grupime poashtu dhe nuk mund të pajtohen me diskursin politik të tyre. Partitë e tilla, janë të destinuara për dështim, dhe si të  tilla mbetën parti me një bastion rajonal pa votues anembanë vendit, këto parti përfaqësohen nga njerëz familjarë të tyre dhe mbrapa tyre mbeten vetëm profiter  demagogë e servilë të cilët kanë qëndruar një kohë të gjatë pranë selisë/oborrit partiak, apo lidhen në mënyra të tjera me liderin.

Këto parti nuk kanë vizion të qartë, kalojn nga një diskurs politikë në një tjetër dhe mund të përfundojn në një rrugë qorre, nuk kanë politika vizionare dhe si të tilla mbetën të etura  për pushtet dhe të mbushura me demagogji, ndërsa thellë në shpirt të gjithësecilit flet një forcë e brendshme për një dështim dhe humbje të tmerrshme, shpresa e veteme mbetet “fati” për një pjesëmarrje në qeveri për të treguar  “punën efiçencën dhe sinqeritetin” e tyre. Për një pjesëmarrje në qeveri partitë e tilla, janë të gatshme që përveq mjeteve demokratike të përdorin dhe  mjete të tjera  jo demokratike për ardhje në pushtet, pa votë elektorale pa respektuar vullnetin qytetarë, por me pretekst nga më të ndryshmet, gjithësesi duke lidhur aleancë qoftë edhe me djallin për të arritur qëllimin.

Shekulli XXI në Gadishullin Ballkanik, gjegjësisht tek ne  shqiptarët është i destinuar si kohë për kalimin e kufive e të menduarit provincial, dhe mbretëror, larg mentalitetit fisnorë e bajraktarizmit.

 

 

  • Proklamimi komunist

Marksi, si themelues i komunizmit nuk do të njihte vetë komunizmin e praktikuar nga shtete të ndryshme  të cilat patën fatin të udhëhiqen nga një sistem i tillë qeverisës. Gjatë shekullit të kaluar Bota njohi revolucione gjakëderdhje të ndryshme. Komunistet, për dallim nga socialistet përdoren revoluicione për ardhjen në pushtet, kjo ndodhi pothuajse në çdo vend ku arriten në pushtet.

Megjithatë një sistem i tillë qeverisës i takon shekullit të kaluar, përjashto Kubën Vietnamin Kinën, vetë Rusia si trashigimtare BRSS-së e cila pretendonte të jetë orbita komuniste e mbarë globit qeveriset nga socialistet, komunistet mbetën pakicë. Në komunizëm industria e rëndë mbetet në duar të shtetit, dhe hapësira për të treguar vlera individuale mbetet vetëm një ënderr e parealizuar, biznese të vogla e as të mëdha nuk lejohen në sisteme të tilla qeverisëse. Komunizmi mbetet një sistem qeverisës i dështuar, dhe është në zhdukje e sipër. Vlenë të përmendet Kina komuniste, e cila aplikon tash e një dekadë ekonomin e tregut të lirë, Vietnami ishte më shumë se një qerek shekulli në luftë me SHBA, dhe tash tregtinë më të madhe e zhvillon me të.

Diskursi politikë për marrje të pushtetit me revolucion dhe aplikimin ndoshta në mënyrë më të butë të komunizmit, duke ngulfatur ekonomin e tregut të lirë është diskurs politikë jodemokratik me tëndenca për përmbysje të rëndit demokratik ngulfatje të vullnetit qytetarë. Ardhja e këtyre revolucionareve në pushtet jo me votë qytetare por me rrënim të demokracisë, diskursi i tyre politikës ekonomike të jetë në duart e shtetit dmth kthim nga lindja e jo vazhdim i rrugëtimit perëndimor, dmth veprim kundër interesave nacionale.

 

  • Mbijetesa politike dhe vetëknaqësia

Për dallim nga qasja pozitive që  në skenën politike të një vendi demokratik si përshembull SHBA e shumë vënde të tjera në të cilat fuqija politike sillet kryesisht në dy parti të mëdha, jemi vende ende në tranzicion dhe kultura e jonë politike mbetet e tillë që përmes politikës mund të realizojmë aspiratat tona në shumë sfera të jetës sonë personale, kjo brumosje sjellë dhe paknaqësi e herë herë dhe degëzim/lindje  të një partie nga një parti e madhe.

Parti  të tilla vetëknaqen me  përfaqësim në institucione, dhe mbijetesa e tyre në skenën politike realizohet me pjesmarrjen e tyre në qeveri, zakonisht partitë e tilla formohen si pasojë e mosknaqësive nga ndonjë grupim politik i të paknaqurëve nga partia e meparëshme, grupime të tilla bëhen jo për mospërputhje të politikave kadrovike por për interesa personale, dhe si të tilla këto grupime janë të gatshme për pjesëmarrje në ekzekutiv në qfarëdo forme dhe qfarëdo mënyre.

 

Prandaj, demokracia është kontratë me votuesit, dhe jo pazar për pushtet.

Institucionet qeverisëse, nuk merren me protesta të pasuara me revolucion, por me votë qytetare, tendenca e manipulimit të masës me protesta nga iniciatorët e saj, për realizimin e objektivave personale duke tentuar rrënimin e institucioneve dhe të  rendit kushtetues, ngërthen në veti mospëruthje të interesave personale karrshi atyre nacionale.

 

Shkruan,Fehmi Rama

Politikolog.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT