Teksa deputetja Saranda Bogujevci, ishte duke folur në seancën e Kuvendit, disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, filluan që të buzëqeshnin.
Bogujevci, ishte duke folur për historinë tragjike të familjes së saj në luftën e fundit, kur disa deputetë filluan të qeshnin me ironi.
Kjo ngjalli reagimin e ashpër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.
- Advertisement -