Donis Avdijaj me shumë mundësi do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet miqësore ndaj Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen. Talenti i rritur te Schalke e i huazuar këtë edicion te Sturm Graz, ka marrë ftesë nga trajneri i Përfaqësueses, Albert Bunjaku dhe këtë e ka konfirmuar asistenti, Muharrem Sahiti, i cili po ashtu ka shtuar se dëshira e futbollistit për të luajtur me Kosovën është shumë e madhe.
18 vjetari kohët e fundit ka pritur ftesën e Kombëtares së Shqipërisë. Megjithatë duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën për momentin. Dhe këtë e ka shfrytëzuar Kosova, që ta ketë në radhët e saj një nga lojtarët më të talentuar shqiptar për momentin. I vetmi problem i cili mund ta ndal Avdijajn të mos paraqitet me Kosovën është skuadra e tij Sturm Graz, që mund t’i shkaktoj probleme. Duke ditur tashmë mungesën e kahershme të Ilir Azemit, prezenca e Donis Avdijajt pritet të jetë një tjetër dimension sulmit të Përfaqësueses së Kosovës.
- Advertisement -