Dilemat e Haradinajt/Vonesat për paga me skenare të qëllimshme

Avokati i Popullit e ka dërguar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatë Kushtetuese, për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Për këtë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, po thotë se vonesat në zbatimin e këtij Ligji duket të jenë të qëllimshme.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se ka dyshime se vonesat në zbatimin e Ligjit për pagat duket të jenë të qëllimshme.

“Është tepër zor për mua me e thënë këtë që po e them, por e kam njëfarë dyshimi që po bëhen me qëllim këto skenare të vonesave të ligjeve. S’duhet me e thënë këtë një kryetar qeverie, ne i besojmë institucioneve, edhe Avokatit të Popullit e të gjithave, por e kam një dilemë se është pak e qëllimshme kjo zhagitje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se mund të fillojë zbatimi i Ligjit, ndërkaq nëse ka ankesa nga palë të caktuara, ai mund të amandamentohet.

“Nëse ka ndonjë të metë ky Ligj, mund të amandamentohet sikurse çdo Ligj tjetër në Kosovë, s’ka Ligj që s’mund të amandamentohet, amandamentohet edhe Kushtetua nëse ka pajtim me dy të tretat, nuk e kuptoj pse s’bën ky Ligj me fillu e pastaj nëse është dëmtu një palë e caktume, atëherë mund të amandamentohet Ligji. Por që të vonohet zbatimi i Ligjit, është e papranueshme sipas anës time”, ka theksuar Haradinaj.

Ligji i ri për paga, është miratuar në shkurt të këtij viti, kurse ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti.

Sipas këtij ligji, rreth 70 për qind e punëtorëve në sektorin publik, nga muaji dhjetor pritet që të marrin pagat në rritje.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT