Pak minuta më parë një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Klinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.

Nga aksidenti një veturë e cila fillimisht është rrokullisur është përfshirë nga zjarri, ndërsa kalimtarët e rastit bëj të ditur për IndeksOnline, se ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikësve dhe policia.

I kontaktuar nga IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ka të lënduar e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12 e 19 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc. Në aksident janë të përfshira dy automjete, një kombi i cili 50 për qind e ka përfshirë zjarri dhe vetura e cila krejtësisht është përfshirë nga zjarri. Persona të lënduar janë në drejtim të spitalit, po presim informacione.