Një fëmijë i moshës 9-vjeçare ka pësuar lëndime trupore si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në Deçan të shtunën rreth orës 20:30.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.
Sipas Policisë, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse elektrike e cila kishte qenë në një nga dhomat e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bashkë me zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it.
- Advertisement -