Digjet një eskavator në Zupç të Zubin Potokut (VIDEO)

Një eskavator është djegur në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Akoma nuk dihet kush e ka kryer këtë vepër dhe për çfarë arsye, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë në veri, por nuk kanë qenë të qasshëm në këto orë.

Ky veprim vjen një ditë pasi autoritetet e sigurisë zhvilluan një operacion të gjerë kundër kontrabandës në veri të vendit ku edhe arrestuan 19 zyrtarë policorë përderisa u përballën me rezistencë të armatosur në Zubin Potok – burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se për zhbllokimin e rrugës gjatë operacionit janë përdorë edhe eskavatorë nga po ky vend.

Video është dërguar nga një shikues i Klan Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT