Diesel, qeni-hero i policisë i vrarë nga terroristët

Qeni polic, Diesel, pastori belg 7 vjeç, është një nga viktimat e operacionit të nisur sot në mëngjes në Saint Denis, pranë Parisit. Qeni hero ka mbetur i vrarë pikërisht që në nisje të këtij operacioni, ku u vranë dy ekstremistë dhe u arrestuan 7 të tjerë.

Kur rreth orës 04:30 të mëngjesit filloi mësymja e forcave speciale franceze, Diesel është futur në apartamentin ku fshiheshin terroristët e mundshëm dhe ka mbetur i vrarë pas të shtënave nga ana e tyre.

Kanë qenë të shumta mesazhet të publikuara në rrjetet sociale. Hashtagu #JeSuisChien, i krijuar me këtë rast, rezulton mes më popullorëve në Francë dhe jo vetëm. Vetë policia ka publikuar dy tweet për të kujtuar qenin polic të vrarë në aksion.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT