Diego Simeone: Në Gjermani do të kemi një lojë të mrekullueshme

Diego Simeone është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Bayern Munichut

Atletico fitoi 1:0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Bayern Munichut dhe, sipas ‘El Cholos’, të gjithë në skuadër kanë besuar te fitorja.

Diego Simeone, pas ndeshjes lavdëroi skuadrën e tij për fitoren e parë ndaj Bayernit, derisa tha se pret një ndeshje të mrekullueshme në Gjermani.

“Ishte ndeshje e mrekullueshme. Të gjithë besuan në punën e tyre. Takimi i kthimit do të jetë i mrekullueshëm. Bayerni ka shumë opsione në sulm, çdo ndryshim që bëjnë i bën edhe më të fortë se që janë”, ka thënë Simeone pas takimit. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT