Dialogu vazhdon me fokus në implementim

Jehona e marrëveshjeve të arritura në Bruksel të martën e javës së shkuar më së paku është dëgjuar në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Në njërën anë institucionet e BE-së janë në pushim vjetor, dhe në anën tjetër Bashkimi Evropian është duke u përballur me sfida shumë më të rëndësishme dhe më të rënda për të sesa që janë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu, me përjashtim të atyre të cilët personalisht dhe për shkak të përshkrimit të vendit të tyre të punës, pak njerëz në Bruksel edhe e kanë vërejtur se janë arritur këto marrëveshje.

E kur përmenden Kosova dhe Serbia, në Bruksel më shumë mendojnë në krizën me emigrantët nga Siria, të cilët vijnë përmes Serbisë në BE dhe me “azilkërkuesit e rrejshëm” (që nuk kanë arsye politike për të fituar azil në BE) nga Kosova, të cilët kanë irrituar shumë politikanë evropianë dhe tash mendojnë se si me procedura të shpejta t’i kthejnë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT