Di Mateo: Na eliminoi Ronaldo

 

Trajneri i Schalkes, Roberto Di Matteo ka thënë se ishte pikërisht Ronaldo që ka bërë diferencën në takimin e sotëm, falë dy golave që u shënuan nga ai.
“Cristiano e bëri dallimin në këtë ndeshje, si dhe në duelin e parë në Gjermani”,tha Di Matteo menjëherë pas takimit.
Italiani më tej shtoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë, por që nuk mjaftoi për kualifikim.
“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë dhe e ëndërruam kualifikimin. Shënuam katër gola kundër Real Madridir por prapë nuk vazhduam përpara”, tha Di Mateo.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT