Foto arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër, shkruan Gazeta Metro.

Viktima pas kësaj ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intevistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”