Një 27-vjeçar është arrestuar nga oficerët e patrullës pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj punonjësve të Policisë Rrugore. Policia njofton se, Denid Hajderaj nga Fieri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar ata.
“U arrestua shtetasi Denid Gzim Hajderaj, 27 vjeç, banues ne Fier, sepse është ndaluar në mjetin e tij, ‘‘Mercedes Benz’’, me targa AA748KZ, në përdorim nga shoku i tij, pasi punonjësit e policisë së Qarkullimit Rrugor, ishin në zbatim të planit të masave në afërsi të shkollës së Medresesë në “Rrugën e Dibrës’’ konkretisht, A.Ç, O.M, L.Ç, F.H dhe A.B, ku këta të fundit ky shtetas i ka kundërshtuar dhe penguar në detyrën e tyre madje duke ushtruar dhunë fizike mbi ta”, thuhet në komunikatën e policisë.
- Advertisement -