Edhe një rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Skenderajt, njofton drenicapress.info

Mësohet se një femër kosovare në Skenderaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /DrenicaPress/