Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Policia e Kosovës ka raportuar se në Drenas ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune ndaj familjarëve te tij.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa , gjate kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator me 10 fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.