Dhuna e policisë e përdorur ndaj Tifozave Kuqezi (Video)

Policia shqiptare ka vazhduar të ushtrojë dhunë kundër tifozëve Kuq e Zi

Miqësorja ndaj Gjeorgjisë, e fundit për kombëtaren tonë në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, kaloi në plan të dytë për një moment, për shkak të incidenteve, brenda dhe jashtë stadiumit.

Grupimi më i madh i tifozëve, “Tifozat Kuqezi” mbuloi në fillimin e ndeshjes një pjesë të fushës me flakadanë, një aksion në shenjë proteste ndaj FSHF-së për mënyrën sesi, sipas tyre, ishin përzgjedhur tifozët për ndeshjen Shqipëri–Serbi, shkruan Top Channel.

Tifozët pretendonin të shpalosnin edhe një banderolë të madhe me Ballist Morinën, çka ju është ndaluar përpara takimit.

Por ajo që nisi si protestë brenda në stadium, degjeneroi në incidente të dhunshme menjëherë jashtë tij. Ndërsa grupet e tifozëve lanë ndeshjen në shenjë proteste, ata janë përballur me forca të shumta policie.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike amatore, pavarësisht arsyeve, forcat e policisë kanë ushtruar dhunë në disa raste në mënyrë të pashpjegueshme ndaj tifozëve, edhe pse pamjet nuk tregojnë se sjellja e tifozëve meritonte një reagim të tillë ekstrem.

Kujtojmë se për këto sjellje të policisë kanë reaguar edhe tifozët Kuq e Zi, të cilët kanë lëshuar një komunikatë kundër FSHF’së dhe policisë së shtetit shqiptar, të cilën mund ta lexoni këtu./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT