Njëri ndër deputetët më të votuar të PDK-së, Mergim Lushtaku po vazhdon të ketë përkrahje të madhe nga çdo pjesë e Kosovës, transmeton Drenica Press.

Në një foto të publikuar nga Lushtaku bëhet e ditur se dhjetëra të rinj kanë udhëtuar nga Kaçaniku për në Prekaz të Skenderajt për të treguar përkrahjen ndaj Mergim Lushtakut.

Më këtë rast Mergim Lushtaku tha se: “Në Prekaz, pata nderin dhe kënaqësinë t’i mirëpres disa mbështetës të mijë dhe të PDK-së nga Kaçaniku. Qëllimi i vizitës së tyre ishte për të konfirmuar mbështetjen e tyre për mua dhe PDK-në. Pastaj, isha në një takim me mbështetës të palëkundur të PDK-së në fshatin Syriganë të Komunës së Skënderajt. Brenga e tyre e vetme ishte se si të mobilizohen më mirë që Partia Demokratike e Kosovës të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje parlamentare.

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, njerëz të ulur dhe E brendshme