Edhe Komuna e Drenasit është përfshirë nga moti i lig i shoqëruar me erëra të fuqishme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ne disa lokalitete.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, e shoqëruar edhe më shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente kanë dalë në terren ku janë njoftuar për së afërmi me gjendjen e krijuar nga erërat.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike shumica nga fshatrat që nga nata e së shtunës dhe ende janë pa energji elektrike, po ashtu janë dëmtuar edhe disa kulme të shtëpive dhe shtalla.
Nga erërat e forta janë dëmtuar edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave elektrike, por sipas kontakteve me përfaqësues të KEDS-it, thuhet se ekipet e tyre janë ne terren dhe kanë përforcime edhe nga ekipet e Prishtinës dhe premtimet janë që deri pasdite demet të evitohen dhe do të këtë furnizim me energji elektrike, ndërsa dëme nga vërshime ende nuk ka pasur në Komunën e Drenasit.
Komuna e Drenasit do të formoj Komisionin për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara nga moti i lig që është përcjellë këto ditë. /Drenica Press/