Shumica e njerëzve që preken nga COVID-19, por i mbijetojnë virusit nuk u garantohet gjithmonë një shërim i plotë.

“Ndërsa shumica e personave me COVID-19 shërohen dhe kthehen në shëndetin normal, disa pacientë mund të kenë simptoma që mund të zgjasin me javë ose edhe muaj pas shërimit nga sëmundja”, shpjegon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Edhe njerëzit që nuk janë të shtruar në spital dhe që kanë sëmundje të lehtë mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme ose të vona”. Simptomat më të zakonshme afatgjata të raportuara përfshijnë lodhje, gulçim, kollë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje gjoksi.

Por ekspertët tani kanë paralajmëruar një efekt tjetër anësor të virusit – humbje e papritur e dhëmbëve. Stomatologët kanë thënë që COVID-19 mund të irritojë mishrat e dhëmbëve përmes inflamacionit, dhe ka pasur disa raste të njerëzve që humbin dhëmbët si rezultat.

Një grua humbi një dhëmb këtë muaj pasi ishte testuar pozitivisht për virusin në pranverë, sipas The New York Times.

Sarah Khemili, 43, nga New York, vuri re dhëmbin e saj duke lëvizur para se ta humbte ndërsa hante një akullore. Raporti gjithashtu detajon rastin e një djali 12 vjeçar i cili humbi një nga dhëmbët e tij të rritur muaj pas një rasti të lehtë të COVID-19.

Ndryshe nga gruaja, e cila kishte një histori të problemeve të dhëmbëve, fëmija kishte dhëmbë normalë dhe të shëndetshëm, shkruan Express.co.uk. Nëna e tij, Diana Berrent, shkroi në Twitter për të nxitur njerëzit që ta marrin seriozisht virusin. “Djali im 12 vjeçar sapo humbi një dhëmb të përparmë të të rriturve dhe dhëmbët e tij të tjerë janë të lëvizshëm”, tha ajo ndër të tjera.

Mbetet e paqartë nëse humbja e dhëmbit është shkaktuar nga COVID-19, por studimet janë duke u zhvilluar për të hetuar më tej simptomat afatgjatë të virusit.

Mënyra më e mirë për të parandaluar ndërlikimet afatgjata të virusit është parandalimi i infektimit. Të gjithë këshillohen të mbajnë maskën në vendet ku është e vështirë të qëndrosh larg nga njerëzit e tjerë. Mundohuni të qëndroni të paktën dy metra larg personave me të cilin nuk jetoni dhe lani duart shpesh me ujë dhe sapun.