Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tragjik në autostradën Slavonski Brod në Kroaci.

Autobusi me targa të Kosovës ka dal nga rruga dhe bërë një aksident të rëndë, transmeton Indeksonline.

Mediet kroate raportojnë për së paku 10 të vdekur dhe shumë të lënduar.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours, ishte nisur nga Frakfurti në drejtim të Prishtinës.

‘Indeksonline”, ka biseduar edhe me përfaqësues të kompanisë “Deva Tours” të cilët kanë thënë se nuk kanë kurrfar informacione dhe se me rastin po merren policia.

Edhe ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjet për këtë aksident tragjiik.

Postimi i plotë i Pacollit:

Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve