Shumë burra të fshatit Zaskok të Ferizajt, gjumin e bëjnë ditën.

Ka gati një muaj që ata bëjnë roje për shkak të vjedhjeve që po u bëhen nëpër shtëpi, edhe kur janë banorët brenda tyre. Hajnat i kishin hyrë në shtëpi edhe Aftri Çerkinit, në fshatin Zaskok natën e 17 shkurtit, dhe i kishin marrë arin, raporton Klan Kosova.

“nuk ma ka marr mendja që ka diçka aty, por prapë kam zbrit poshtë dhe kur janë kthyer prapë lartë e pash që nuk asht puna diçka në rregull. I pamë dritaret e hapura”, tha ai.
Vlera e arit që e kishin marrë ishte rreth 4 mijë euro.

Por jo vetëm shtëpia e Çerkinit u plaçkit. Në fshat, hajnat kanë prek çdo të katërtën shtëpi. Për këtë arsye, fshatrave nuk po u mjafton siguria që po u ofron policia.

“Roje jemi tu bë për çdo natë. Tash kemi filluar me marrë një lloj pa sigurie”, tha ai.
E dy kilometra më tej, në Pleshinë, e kanë të njëjtin problem. Banorët në këtë fshat, kanë dyshime se dikush në këtë fshat po i prenë në besë ata.

Deri më tani, policia ka arrestuar dy prej tyre, të cilët janë në paraburgim. Policia zotohen se ka me pas edhe disa arrestime./Indeksonline/