Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë detaje të reja për vrasjen e katërfishtë në Viti.

Ndërsa zyrtari tjetër policor, në konferencë për media ka theksuar se janë duke e hetuar rastin.

Ai tha se janë duke kërkuar edhe dëshmitar.

”Tri viktima kanë qenë në shtëpi, e njëri në oborr”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se dyshimi fillestar është se kryefamiljari njëherë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, dhe pastaj e ka vrarë veten jashtë shtëpisë.