Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mesnatën e sotme në Elbasan, konkretisht në fshatin Broshkë ku është qëlluar me armë në drejtim të dy vëllezërve që po dilnin nga automjeti i tyre për t’u futur në banesë.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur njëri prej tyre emri i të cilit është Klevi Baho ndërkohë vëllai i tij është Sandër Baho.

Mjeti me të cilin po udhëtonte shenjestra e atentatit bashkë me të vëllanë ka targat AA 333UZ, ndërkohë që mësohet se ky i fundit është qëlluar me tre pumba në shpatull.

Ndërkohë mësohet nga burimet për Faxweb.al se Klevi Baho sapo kishte dalë nga burgu por nuk kishte qenë ai por vëllai i tij objektiv i atentatit.