Detaje tjera nga rrahja e një 18-vjeçare nga dy pjesëtar të FSK-së në Skenderaj

Dy pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë rrahur një djalë të moshës 18-vjecarë në qytetin e Skenderajt.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK’ë, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se me rastin ën fjalë po merret Policia e Kosovës dhe se FSK’ja do të veprojë bazuar në Kodin Diciplinor dhe rregulloret në fuqi.

Në media raportohet se dy pjestarët P. M dhe SH.M bashkë edhe me një tjetër me inicialet K. M, thuhet se janë përleshur me personin tjetër i moshës 18 vjeçare, i cili është dashur të marrë tretman mjekësor.

E konfirmojmë se ka ndodhur rasti që ju e përshkruani. Me rastin në fjalë, është duke proceduar Policia e Kosovës. Në lidhje me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës  do të veprojë bazuar në Kodin Diciplinor dhe rregulloret në fuqi”, konfirmon Shala.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT