Detaje të reja/ Personat që sulmuan atletët kosovarë ishin të veshur me rroba të ushtrisë

Sot grupi i atletëve kosovarë “Kosovo Mountain Club” janë sulmuar nga persona të panjohur ne veri, deri sa po eksploronin malet në këtë pjesë.

Indeksonline mëson se sulmi ka ndodhur në fshatin Kopilicë të Zubin Potokut. Tutje, siç mësohet, dy personat që sulmuan atletët ishin të veshur me rroba të ushtrisë dhe se ishin të pajisur me armë të llojit kallash.

Dy sulmuesit ishin rreth 30 metra afër grupit por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Pjesë e këtij grupi të atletëve ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT