Detaje nga plagosja në Prishtinë, kështu ndodhi ngjarja

Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT