Dështon Shqipëria

Kanë dështuar përpjekjet e Fedetarës Shqiptare të Futbollit, për t’i siguruar një ndeshje miqësore Kombëtares kuqezi në datat e lira të UEFA­s, më 12 deri më 17 nëntor.

Burime të sigurta në FSHF, kanë treguar për sportal.al se Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë vetëm miqësoren festive Kosovë Shqipëri, më 17 nëntor në Prishtinë, pasi institucioni i futbollit shqiptar, nuk ia ka arritur të sigurojë një kundërshtar për kuqezinjte në data e lira të nëntorit nga UEFA.

Edhe pse FSHF ka qenë në kontakte intensive me mjaft simotra të saj, ajo nuk ka arritur të plotësojë kërkesën e trajnerit Xhani De Biazi, për t’i siguruar Kombëtares një miqësore me një kundërshtar të gatshëm për të luajtur në Shqipëri në këtë periudhë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT