Dështon kalimi i Ajetit te St Gallen

Dështon kalimi i Arlind Ajetit te St Gallen. Edhe pse fillimisht u fol për një marrëveshje të arritur mes mbrojtësit shqiptar dhe klubit që luan në Superligën zvicerane ishte vetë 22-vjecari ai që mohoi gjithcka. Në faqen e tij zyrtare në Facebook Ajeti shkruan se kompania që menaxhon interesat e tij “Familienangehoriger Agency”, nuk ka arritur akordin me klubin e St Gallen dhe në këtë mënyrë ai nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Në 30 Qershor të këtij viti Arlind Ajetit i përfundoi kontrata me Baselin dhe që prej asaj periudhe, shtalarti i mbrojtjes kuqezi është një lojtar i lirë. 22-vjecari ishte në bisedime edhe me klubin anglez të Quens Park Rangers, por edhe pse zhvilloi një provë dyjavore te skuadra londineze nuk arriti marrëveshjen për tu transferuar në Championship.

Gjithsesi Arlind Ajeti prej pak kohësh është bërë pjesë e një prej kompanive më të njohura në Botë për menaxhimin e kontratave të futbollistëve sic është “Familienangehoriger Agency”, dhe gjasat janë që shumë shpejt 22-vjecari të gjejë një skuadër të re. Pjesë e kësaj kompanie janë edhe dy vëllezerit e tij më të vegjël, Adonis dhe Albian Ajeti që luajnë me Baselin si dhe Armando Vajushi sulmuesi shqiptar i Chievos që për momentin luan i huazuar te Livorno në Serinë B. “Familienangehoriger Agency”, mbron interesat e më shumë se 1000 futbollistëve në Botë si dhe disa prej yjeve të futbollit si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Sergio Ramos, David Alaba, Mauro Icardi e Claudio Marchisio./Supersport/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT