Dëshmi të reja për shkeljet që ju bëhen punëtorëve nga kompania Viva Fresh (FOTO)

Pas raportimit për skandalet në kompaninë Viva Fresh, kanë arritur shumë ankesa nga punëtorët e kësaj kompanie.

Kështu duke sjellë edhe dëshmi për shkeljet, ku oraret shtesë nuk paguhen si dhe ditët e humbura nuk paguhen.

Po ashtu ndaj këtyre shkeljeve ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini.

Ajdini ka thënë se të gjithë punëtorët e larguar duhet vinë në zyrat e sindikatës dhe të paraqesin rastin.

“Kjo që u është bërë punëtorëve është shumë e rëndë dhe e pa tolerueshme institucionet e Kosovës duhet të marrin masa menjëherë që të respektohet ligji. Kjo mënyre e largimit është e pa drejtë dhe duhet menjëherë të merrte Ispekcioni i punës ka deklaruar Ajdini.

Ndërsa Valon Leci Inspektor i punës ka bërë thirrje që këto ankesa të paraqiten dhe ata do të marrin masa ndajë çdo kujt që shkel të drejta e punës.

“Ne çdo ditë jemi në terren dhe nuk do të lejojmë shkelje të tilla largim në këtë formë pa paralajmërim është i pa drejtë”, ka thënë Leci.Gazetainfokus

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com