Deshamp: Shqipëria i ka mundësië për kualifikim

 

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, në prag të sfides me Shqipërinë, ka deklaruar për këtë të fundit se i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar për në “EURO 2016”.

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet dhe është mirë me pikë. Është një skuadër kompetitive dhe këtë e kam parë ndeshjen që zhvilloi me Italinë dhe Portugalinë. Unë e shoh kualifikimin si të mundshëm”, ka thënë Deshamp.

Shqipëri-Francë luhet nesër nga ora 18:00 në “Elbasan Arena”./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT