“Demokracia e Vetëvendosjes” Visar Ymeri pa asnjë kundërkandidat zgjidhet kryetar i VV-së

Visar Ymeri nga sot edhe zyrtarisht do të jetë kryetar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti politikë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të VV-së, ku për kandidatin e vetëm për kreun e kësaj partie Visar Ymeri, kanë votuar 96,42 për qind, kundër 1.88 për qind dhe kanë abstenuar 1, për qind, ndërsa të pavlefshme janë 0.7 për qind të votave.

Nga ana e tij, kryetari i deritanishëm i VV, Albin Kurti, ka falënderuar anëtarësinë për respektin që kanë treguar për të gjatë kohës sa ishte kryetar. Kurti ka uruar kryesinë e re të VV-së Visar Ymerin.

Kryetari i ri i VV-se, Visar Ymeri ka falënderuar anëtarësinë për besimin që i kanë dhënë. Ai i ka premtuar ata që nuk do të kursehet askund, duke filluar në demonstrata dhe kudo tjetër.

“Demokracia është lëvizje, ndërsa partitë politike janë statike”, është shprehur Ymeri.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen e krijuar në vend. Ymeri u ka bërë thirrje anëtarësinë për shumëfishimin e aktiviteteve. “Unë bashkë me kryesinë e re do të punojë për forcimin e lëvizjes”, ka premtuar Ymeri.

Ai ka thënë se nuk do të kursehet për të çuar përpara idenë e një Kosove që vendosë vetë.

“Besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua. Këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një VETËVENDOSJE! më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet. Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë – në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, ka thënë Ymeri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT