Derisa Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn nga Samiti i sotëm i BE-së në Sofje kërkoi normalizim gjithëpërfshirës dhe obligativ për Serbinë e Kosovën, duket se është Presidenti serb ai i cili po merr rrugë tjetër, njofton Klan Kosova. Momentin kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po nënshkruante marrëveshjet në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje, krah udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai u pa sikur nuk e mirëpriti atë. Kështu la të nënkuptojë reagimi i tij kur të gjithë e përshëndetën firmosjen e dhënë nga Presidenti Thaçi, vetëm Vuçiq nuk u pa të duartrokiste, njofton Klan Kosova. …

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se tashmë është arritur zgjidhja e kontekstit disa vjeçar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Zgjidhja për emër që po raportohet nëpër media, nuk është dëgjuar më parë.

“Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranueshme që fshihet pas deklaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët.

Këtë për gazetën KOHA të Maqedonisë e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime.

Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve.

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencën për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT