Dërgohet në mbajtje Valon Loxha, që po merret me vjedhjen e veturave

Përpos që vodhi një veturë ditë më parë dhe u arsyetua se do t’i marrë veturat të cilave u gjenë çelësat në të, qytetarin Valon Loxha veproi përsëri ngjashëm dje.

I njëjti u fut në objektin e Komunës së Pejës nga ku mori çelësat e një prej veturave të njërit nga zyrtarët e komunës.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Parkingu i Komunës Pejë 01.03.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga parkingu kishte vjedhur veturën zyrtar të komunës. Vetura është gjetur, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Disa ditë më parë, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT